Ballina Sport “Futbolli më dha gjithçka”, intervista e fundit e Maradonës kur mbushi 60...

“Futbolli më dha gjithçka”, intervista e fundit e Maradonës kur mbushi 60 vjeç

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në tetor të këtij viti, muaji kur Maradona mbushi 60 vjeç dha edhe intervistën e fundit. ‘El Pibe de Oro’ për gazetën ‘Clarin’, në versionin spanjoll, tha një frazë e cila më shumë mundësi do të mbahet mend gjatë. ‘Pyes vetën nëse njerëzit më duan akoma?’-deklaroi Maradona.

Ai ka qenë një figurë mjaft kontroverse e botës së futbollit, madje në 1991 është dënuar edhe përdorimin e kokainës, ndërsa për 30 vite mohoi atësinë e djalit të tij. Më konkretisht në intervistën e fundit Maradona është shprehur:

Cila ishte gjëja më e mirë dhe më e keqe që ju ka ndodhur në jetën tuaj? A pendohesh për diçka?

-Unë jetova dhe jam shumë i lumtur. Futbolli më dha gjithçka që kam, më shumë nga sa e imagjinoja. Dhe nëse nuk do ta kisha atë varësi, mund të kisha luajtur shumë më tepër. Por sot kjo ka kaluar, unë jam mirë dhe ajo për të cilën pendohem më shumë është që nuk kam prindërit e mi. Gjithmonë e kërkoj atë dëshirë, edhe një ditë me Totën por e di që nga qielli ajo është krenare për mua dhe se ishte shumë e lumtur.

-Ngrini gotën për ditëlindjen tuaj dhe bëni një urim për të gjithë argjentinasit.

-Dëshira ime është që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe Argjentina ime të shkojë përpara. Unë dua që të gjithë Argjentinasit të jenë mirë, ne kemi një vend të bukur dhe kam besim se Presidenti ynë do të jetë në gjendje të na nxjerrë nga ky moment. Më trishton shumë kur shoh fëmijë që nuk kanë mjaft për të ngrënë, e di se si është të jesh i uritur, e di se si ndihesh kur ndien kur nuk ha për disa ditë dhe kjo nuk mund të ndodhë në vendin tim. Kjo është dëshira ime, të shoh Argjentinasit të lumtur, me punë dhe duke ngrënë çdo ditë.

-A ndieni se si ndryshojnë fytyrat e njerëzve kur ju afrohen, ju shohin apo ju prekin?

-Unë do të jem përjetësisht mirënjohës ndaj njerëzve. Çdo ditë ata më befasojnë, atë që kam përjetuar në këtë kthim në futbollin argjentinas nuk do ta harroj kurrë. I kaloi ato që mund të imagjinoja. Sepse isha jashtë për një kohë të gjatë dhe nganjëherë pyesja veten nëse njerëzit do të më duan akoma, nëse do të vazhdojnë të ndihen njësoj … Kur hyra në fushë në Gimnasia ditën e prezantimit ndjeva se dashuria me njerëzit nuk do të mbarojë kurrë.

---- ----
----
----- ----
-----