Ballina Sport Futbolli jonë ka shpikur virusin “Perfekt”! Mbani frymën, jo maskën

Futbolli jonë ka shpikur virusin “Perfekt”! Mbani frymën, jo maskën

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga Gëzim Sinemati

A ka njeri apo zot  perfekt në futboll? Kur pyetën një ditë Leo Mesin, nëse ndihej perfekt kur ishte me  topin në zotërim, ai që mban kuroren e “mbretit” ka thënë: “

Askush nuk është perfekt. Të gjithë kërkojmë të përmirësohemi”.  Por,  ka habitate futbolli , ku edhe pse varfëria në lojë është superiore ndaj spektaklit, ndjeshmëria është në të kundërt..ndihen perfekt!

Kur po dëgjonim komentin në Tv të ndeshjes Bjellorusi-Shqipëri, gjatë pjesë së parë, komentatori nuk kishte se çfarë të thonte më dhe i vuri vulën: “

Kjo është një ndeshje perfekte e Kombëtares”. Edhe disa nga futbollistët e Kombëtares, kur u shfaqën në intervista,  na ngulitën në kokë idenë e “perfektes”,  që kishim shijuar në 45 minutat e para.  Sikur të mos mjaftonin këto dy opinione “perfekte”, edhe  në analizat e pasndeshjes, tamam sikur virusi të kishte ndërruar emër nga Covid në “Perfekt” , edhe në studio  prekën qiellin e shtatë  kur  e pagëzuan “tortën” e  pjesës së  parë : Një lojë perfekte e Kombëtares! Si nuk tha dikush qe bjelloruset e kishin mendjen ne.. proteste

Nuk dihet sa do ta ketë të gjatë “loja perfekte” në anët tona, por, ama nuk mund të thuhet se ky cilësim absolut është pronë e Kombëtares. Edhe kur kualifikuam 3 ekipe për në Europa Ligë,  si mund t’i vinim tjetër historisë veç ..perfekte !

Kur ekipi Shpresa merr 4 gola nga Austria në Tiranë, askush nuk e quajti një “humbje perfekte”, ndërsa kur fitojmë 5-1 në Austri, sikur të kemi bërë ujdi kolektive…”

Përmbysje përfekte e Shpresës në Austri!” Siç duken bathët, këto kohë, njerëzit e futbollit nuk duhet të mbajnë maskë kundër Covdit, por më shumë ndaj virusit.që mban emrin “Perfekt “!

Sfidanti.al

---- ----
----
----- ----
-----