Ballina Sport Futboll me kushte/ FSHF kërkon nga klubet kontratë me kompanitë dezinfektimi (DETAJE)

Futboll me kushte/ FSHF kërkon nga klubet kontratë me kompanitë dezinfektimi (DETAJE)

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Futboll me kushte të reja dhe klubet që duhet të përshtaten tashmë me një realitet tjetër. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në FSHF se Ministria e Shëndetësisë ka vendosur si kusht për klubet e futbollit arritjen e një marrëveshjeje mes tyre dhe një kompanie dezinfektimi. Në takimet që janë zhvilluar gjatë ditëve të fundit mes grupeve të punës nga ministria dhe FSHF, ky ka qenë një nga kushtet kryesore që është kërkuar nga autoritet shëndetësore.

Pra, klubet duhet të bëjnë tashmë një kontratë dhe ta paraqesin atë në FSHF, në mënyrë që të dalin garant sa i përket kompanisë që do të dezinfektojë vazhdimisht ambientin stërvitor dhe dhomat në stadium apo komplekset ku skuadrat përgatiten gjatë javës ose luajnë ndeshjet zyrtare.

----

Natyrisht që FSHF ua ka bërë të qartë këtë klubeve dhe tashmë këto të fundit janë të detyruara ta zbatojnë. Protokolli i propozuar nga FSHF i shton kostot e klubeve në këtë periudhë, ndërsa për këtë pjesë vetë presidenti Duka ka thënë: “Kostoja e tyre nuk shkon më shumë se 2% e buxheteve të klubeve. Nuk janë shpenzime të jashtëzakonshme”.

Një nga kërkesat më emergjente të FSHF-së për këtë javë ishte që ministria të lejonte fillimin e stërvitjeve individuale pa shkuar data 18 maj, në mënyrë që të hënën e ardhshme gradualisht klubet të nisnin përgatitjet kolektive nëse do të ishte e mundur. Fakti që është vendosur 3 qershori si datë për fillimin e kampionatit, koha që skuadrat ta marrin veten nuk është e duhura. Kërkesa e FSHF-së nuk u plotësua nga Ministria e Shëndetësisë, që në këtë rast i qëndroi vendimit vetëm për nisjen e stërvitjeve individuale më 18 maj.

----- ----