Ballina Sport Fusha mizerabël e “Air Albania”, zv.kryeministri: Kjo ishte e vetmja punë e...

Fusha mizerabël e “Air Albania”, zv.kryeministri: Kjo ishte e vetmja punë e FSHF në stadium

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Federata Shqiptare e Futbollit ka abuzuar me financimin për të sjellë një tapet që të ofron kushtet optimale për të luajtur futboll në stadiumin “Air Albania”, edhe pse ka pasur në dispozicion miliona euro.

Për gjëndjen e fushës, që është skandaloze, foli edhe trajneri Edi Reja, i cili tha se lojtarët i janë ankuar pasi nuk arrijnë dot që të kryejnë 2-3 pasime të sakta.

Gjithashtu, një reagim nga ardhur dhe nga qeveria që ka kritikuar ashpër FSHF-në.

Zv.kryeministri Erion Bracce teksa ka publikuar videon e trajnerit Reja që flet për gjëndjen e turpshme të fushës “Air Albania”, thekson se kjo ishte e vetmja gjë që Federata ka bërë në këtë stadium dhe rezultati shihet qartë.

“Nje gje kish per te bere ne stadiumin e ri, vetem nje gje: Fusheeeen!

Nje vit plot, fusha eshte ne gjendje te mjere; Mbill e mbill, shpo e mbill prape, por fusha eshte mizerabel!

Po e perseris; Ishte e vetmja pune e FSHF ne stadium!

Tani shpresoj mos heq trajnerin Reja se tha te verteten per fushen!

Mbikqyresi i kritikave ndaj FSHF, KaKa-ja i tyre ne veprim!”, shprehet zv.kryeministri Erjon Bracce. (TemA)

---- ----
----
-----
-----