Ballina Sport ‘Fusha aktuale e Air Albania do shkojë në muze’, Dervishaj: Tapet i...

‘Fusha aktuale e Air Albania do shkojë në muze’, Dervishaj: Tapet i ri pas ndeshjes me Anglinë, kosto 800 mijë euro

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Prej datës 4 dhjetor stadiumi Air Albania qendron i mbyllur për shkak të problemeve me fushën e gjelbër, ndersa prej disa javësh aty kryhet procesi i vaksinimit. Për Report Tv, kryetari i komisionit të infrastrukturës në FSHF Arben Dërvishaj, thotë se fusha do t’i nënshtrohet një trajtimi special, që të jetë gati me 28 mars për ndeshjen e Kombëtares me Anglinë.

“Në datë 15 fillon terepia intensive, pra mirëmbajtja intensive për barin, në mënyrë që ndeshja me Anglinë tapetin ta kemi në kushte optimale. Çfarë do bëhet? Do fillohet më një korrje e madhe. Me një makineri do hiqen pjesët e vdekura të barit dhe pastaj do bëhet një rimbjellje me ‘lolium’, që është një lloj bari që rritet në këtë periudhë. Më pas do bëhet trajtimi me llampa dhe ventilim.”

Dervishaj thotë se pas ndeshjes me Anglinë tapeti aktual do dërgohet në muze, ndërsa do të zëvendësohet ma bar hibrid.

“Mbas ndeshjes me Anglinë ky tapet do të hiqet, do të pritet dhe do të vendoset të shtëpia e futbollit. Më pas dovendoset një tapet, ashtu siç e kanë shumë stadiume sot në botë, tapetin hibdrid që përbëhet nga pjesa e barit artifiaciale, 20% dhe bar natyral 80%.”

Devishaj e ka një përgjigje edhe për koston finnciare të këtyre proceseve.

“Llampat, ventilatorët dhe instalimet e tapetit të barit shkojnë diku te 800 mijë euro.”

Më herët FSHF i ka kërkuar qeverisë një qira për përdorimin e stadiumit për procesin e vaksinimit, ndërsa Dervishaj sqaron se bëhet fjalë vetëm për të mbuluar shpenzimet.

“FSHF ia ka vendos ambientet pa qera, por ka kërkuar që të paguhen shpenzimet, sepse aty shpenzohet uji, energjia, pastrit rojet, që normalisht paguhen nga federata. Thjesht meqënëse stadiumi sot nuk prodhon lek, pasi mungojnë tifozët, ndeshjet, është një ndërmarrje me humbje.” 

---- ----
-----