Ballina Lajme nacionale Furnizimi me targa fillon nga 25 nëntori

Furnizimi me targa fillon nga 25 nëntori

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Targat e reja pritet të hidhen se shpejti në treg.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ata u kanë kërkuar falje qytetarëve për vonesat, derisa kanë njoftuar se që nga 25 nëntori mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa.

“Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës që do të bëhet me datë: 19.11.2019, qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, thuhet në komunikatë.

Njëkohësisht ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve, që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kemi mundur t’i furnizojmë me targa.

---- ----
----
----- ----
-----