Ballina Lajme nacionale Funksionalizohet linja emergjente për mbushjen e Liqenit të Badocit

Funksionalizohet linja emergjente për mbushjen e Liqenit të Badocit

11
SHPËRNDAJE

 

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot vizitoi liqenin e Badocit, me rastin e funksionalizimit të linjës emergjente për mbushjen e këtij liqeni përmes sistemit të Ibër Lepencit, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm rreth 35% e konsumatorëve të KRU” Prishtina”.

Para tri javësh Hoti kishte kërkuar nga menaxhmenti i KRU “Prishtina” dhe nga ndërmarrja Ibër Lepenc që ata të angazhojnë ekipet profesionale të të dyja kompanive për të funksionalizuar këtë linjë e cila për herë të fundit ishte shfrytëzuar në vitin 2014.

Përfaqësuesit e dy kompanive respektive e njoftuan Hotin se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë punuar pandërprerë, dhe kanë sanuar mbi 45 defekte në linjën e vjetruar.

Ata po ashtu i kanë zëvendësuar afër 100 metra linjë magjistrale me tubacion të ri.

The post Funksionalizohet linja emergjente për mbushjen e Liqenit të Badocit appeared first on RTV21.

-----