Ballina Lajme nacionale Fundosja e 55 vjeçarit në Batllavë, ky është lajmi i fundit

Fundosja e 55 vjeçarit në Batllavë, ky është lajmi i fundit

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ende nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit të fundosur dje në Batllavë.

Dje pasdite një 55 vjeçar ka humbur jetën në liqenin e Batllavës dhe trupi i tij ende nuk është gjetur nga njësitet përkatëse.

Mediat kishin raportuar mbrëmë nga vendi i ngjarjes, duke bërë të ditur se kërkimet ishin ndalur pa rezultat

Policia akoma nuk ka dhënë detaje rreth operacionit, mirëpo vlen të theksohet se mbrëmë ishte bërë e ditur se kërkimi nis sot në mëngjes.

E tash, kur janë bërë rreth 16 orë nga mbytja e tij, trupi akoma nuk është gjetur.

Sidoqoftë, deri tash dëshmitarët kanë thënë se viktima kishte shkuar për të pushuar në Liqenin e Batllavës me familje.

Ai kishte marrë një varkë dhe ka lundruar nëpër liqen, mirëpo nuk është kthyer më.

---- ----
----
----- ----
-----