Ballina Sport Fund “fatal” për Kukësin, Teuta i merr një pikë në sekondat e...

Fund “fatal” për Kukësin, Teuta i merr një pikë në sekondat e fundit

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Tre ndeshje radhazi pa fitore, të treja të shpërdoruara vetëm në minutat e fundit të takimit dhe Kukësi jo vetëm dorëzon vendin e parë në renditje, por tani e sheh veten plot 4 pikë poshtë Tiranës kryesuese.

Pasi panë të humbnin dy pikë ndaj Bylisit në transfertë dhe 3 pikë ndaj Tiranës javën e kaluar, verilidorët humbën sërish dy pikë sot në minutat e fundit, pasi nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Teutës.

Në “Niko Dovana” ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh, me golin e fantazistit Sherif Kallaku, por reagimi i skuadrës së Shpëtim Duros ishte mjaft i mirë dhe me dy gola të sulmuesit vlonjat Vasil Shkurtaj, nga një për çdo pjesë, arriti të marrë avantazhin.

Kur, po i drejtohej fitores, skuadra e Duros u ndëshkua sërish në fund, pasi në minutat shtesë, Sherif Kallaku mori një top të bukur mbi vijën e 16 metrave dhe lëshoi një gjuajtje nga distanca, duke e dërguar sferën në rrjetë, me ndihmën edhe të portierit Xhika, që reagoi shumë keq dhe nuk grushtoi sferën.

Kukësi provoi deri në vërshëllimën finale, që të gjejë golin e fitores dhe rastin më të mirë e pati sulmuesi Kristal Abazaj, që i vetëm me portierin durrsak Frashëri, nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë, pasi e përplasi në trupin e gardianit.

Me vetëm dy pikë në tre javët e fundit, Kukësi ngjitet në kuotën e 43 pikëve, plot 4 pikë më pak se Tirana kryesuese, me bardheblutë që kanë marrë maksimumin në ndeshjet e fundit dhe kanë lënë vetëm dy pikë gjithsej në vitin 2020.

---- ----
----
-----
-----