Ballina Lajme nacionale FSK shënoi Ditën e Forcës

FSK shënoi Ditën e Forcës

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Sot FSK ajo po shndërrohet në një ushtri moderne falë sakrificës së vajzave e djemve tanë. Të punojmë pareshtur qe të bëjmë Kosovën siç e duam të gjithë. Forca jonë është sigurim i shtetësisë”, kështu ka deklaruar në shënimin e Ditës së Forcës, ushtruesja e detyrës së postit të presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ku u është drejtuar ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes një video, në të cilën ka thënë se FSK-së i duhet mbështetje buxhetore e institucionale për të përfunduar tranzicionin.

Osmani ka thënë se pjesëtarët e Forcës janë të përgatitur sipas standardeve më të larta dhe janë të gatshëm të jenë pjesë në operacione të paqes. Ajo ka falënderuar vendet mike të Kosovës që kanë ndihmuar në procesin e ngritjes së FSK-së. “Në ketë ditë nuk mund te mos shprehim falënderimin për aleatët tanë, sidomos forcat e NATO-s. Anëtarësimin Kosovës në NATO mbetet objektivi ynë strategjik. Duhet mbështetje buxhetore e institucionale për forcën tonë, në mënyrë që të përfundojë tranzicioni”, ka thënë Osmani.

Pjesë e ceremonisë së shënimit të kësaj dite, ishte kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Nga aty ai tha se dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet vetëm me njohje reciproke. Ndërkohë ai theksoi edhe se qeveria është e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve që kanë mbetur pezull e që një nga to është edhe çështja e të pagjeturve. “Dialogu duhet të përmbyllet vetëm me njohje reciproke. Jemi te përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve që kanë mbetur pezull ndër te cilat edhe çështja e të zhdukurve. Vrasjet e cilido shqiptar janë bërë në mënyrë të organizuar nga aparati shtetëror i Serbisë, u bëjmë thirrje ndërkombëtareve të shtojnë presionin ndaj Serbisë, që Beogradi mos të pengojë gjetjet e varrezave masive”, ka deklaruar Hoti në fjalimin e tij në kazermën “Adem Jashari”. Tutje ai shtoi edhe se, “Populli i Kosovës kanë bërë luftë të drejtë, luftë mbrojtëse për liri e pavarësi, ne nyk kemi cka të fshehim, nuk kemi pse të pengojmë drejtësinë”.

Në Ditën e Forcës, Hoti ka thënë se vlerësimi i lartë që qytetarët kanë për FSK-në, është rezultat i politikave të duhura të Ministrisë së Mbrojtjes dhe udhëheqjes së mirë të FSK-së. Hoti tha se FSK do të jetë ushtri moderne e profesionale që do të jetë krahas vendeve për të garantuar paqe e siguri. “Jemi te vendosur të punojmë shumëfish për ta zënë hapin e zhvillimit krahas botës demokratike. Republika e Kosovës do të integrohet në Bashkimin Evropian dhe do të ketë gjithmonë mardhënie speciale me ShBA-të, e ushtria jonë do të jetë anëtare e aleancës veriatlantike”, ka deklaruar ai.

E ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se përkundër situatës me pandeminë COVID-19, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK kanë arritur me sukses të përmbushin objektivat vjetore. Ai ka falënderuar vendet partnere, ekipin këshillues të NATO-s dhe KFOR-in. “Kontributi i partnerëve tanë mbetet jetik në zhvillimin tinë si Forcë ne standardet më të larta të NATO-s. Jam plotësisht i vetëdijshëm që përkundër të arriturave të mëdha në te gjitha fushat mbetet ende për t’u bërë. Kam besim të plotë që të gjithë pjesëtarët do të vazhdojnë përpjekjet për të realizuar objektivat. Me qëllim të ruajtjes së epitetit të krijuar ndër vite, si institucioni më i besueshëm për qytetarët”, është shprehur Quni.

Komandanti i Forcës, gjenerallejtnant Rrahman Rama ka thënë se sfide përpara kanë bërjen e FSK-së Forcë me kapacitete mbrojtëse që është e aftë të mbrojë vendin. “Procesi i tranzicionit të fak-së që filloi para dy viteve është proces transparent dhe në koordinim të plotë me gjithë akterët vendor e ndërkombëtar”, ka deklaruar ai. “Çdo herë Forca e Sigurisë së Kosovës tregon profesionalizëm të lartë dhe është shembull në kryerjen e detyrave bazuar në misioni e saj kushtetues. Kjo e arritur është meritë e pjesëtarëve , në te gjitha nivelet, që çdo ditë punojnë me vetmohim”, ka shtuar Rama.

Në këtë ceremoni janë ndarë edhe medalje e mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së.

The post FSK shënoi Ditën e Forcës appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----