Ballina Lajme nacionale “Fshesë” edhe në Kosovë, pritet të anulohen qindra pasaporta diplomatike

“Fshesë” edhe në Kosovë, pritet të anulohen qindra pasaporta diplomatike

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca duket se është i vendosur në atë që disa media vendase e përshkruajnë si “ fshesën e tij”. Pas shkarkimit të disa ambasadorëve dhe konsujve, që ishin kryesisht persona partiakë dhe familjarë të politikanëve, kryediplomati Kosovar pritet të anulojë edhe qindra pasaporta diplomatike.

----

Një burim brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme i ka thënë Gazetës Blic se janë qindra pasaporta diplomatike që do të anulohen nga Konjufca. ”Ministrat e kaluar e kishin keqpërdorur mënyrën e dhënies së pasaportave diplomatike. Shumica e estradës kishte pasaporta diplomatike, po ashtu biznesmenë të shumë dhe familjarë të politikanëve.

Pritet që gjatë ditëve në vijim të anulohen qindra pasaporta diplomatike”, pohoi burimi në fjalë. Sipas tij, shumë pasaporta u janë dhënë edhe biznesmenëve të fuqishëm, që janë në lidhje me politikën.

Konjufca ditë më parë pati shkarkuar edhe motrën e deputetes së PDK-së, Fatmir Musliun, ish- deputeten e LDK-së, Teuta Sahatqiun, e djalin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshit. Ai ka propozuar edhe shkarkimin e disa ambasadorëve, përfshirë edhe ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

----- ----