Ballina AKTUALE Fshati Turi, punë të vogla, por me dashuri të madhe

Fshati Turi, punë të vogla, por me dashuri të madhe

2062
SHPËRNDAJE

“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”, këto janë fjalët që na ka lënë e madhja Nënë Tereza për vullnetarizmin.

Në këto rrethana, këto fjalë i përshtaten më së miri disa të rinjve nga fshati Turi, të cilët prej disa ditësh kanë nis një aksion për pastrimin e rrugëve të fshatit të tyre, grumbullimin e mbeturinave si dhe lyerjen e trafostacionit elektrik në fshatin Turi.

Turia, është një fshat karakteristik i vogel, në rrëzë të malit, vetëm pak kilometra larg qytetit të Bujanocit.

Gazetari nga ky fshat me të drejt e ka quajtur “TURIA, e vogël si qershia, por e ëmbël si ajo”.

Vlen të theksohet se aksione të tilla vullnetarizmi janë ndërmarrë dhe me parë dhe nuk vijnë si pasojë e situatës së jashtëzakonshme të COVID19.

-----