

Teksa bota është e përfshirë nga ankthi i përhapjes së koronavirusit, këngëtarja e famshme Bebe Rexha, ka dhënë përmes postimeve në “Instagram” një mesazh për të gjithë fansat e saj.
Këngëtarja me origjinë shqiptare shprehet se në këto ditë të vështira rëndësi për të kanë familja, qentë e miqtë e saj.
Madje Bebe theksoi se në kohë të tilla s’kanë rëndësi lekët pasi të gjithë në të njëjtin vend do shkonë.
“Familja ime, miqtë e mi, qeni im, fansat e mi janë më të rëndësishmit për mua. Në djall dizenjuesit e çantave. Në djall orët me diamante.
Në djall dizenjuesit e takave. Dua shëndet, lumturi dhe paqe. Nuk më intereson kush je. Miliarder apo jo, ne të gjithë përfundojmë në të njëjtin vend, gjashtë këmbë nën tokë,”- shkroi ajo në “Instagram”.