Ballina Sport “Frikacak, ledhatohet me prirjet e dhunshme”, PETA “xixa” me Ibran për vrasjen...

“Frikacak, ledhatohet me prirjet e dhunshme”, PETA “xixa” me Ibran për vrasjen e luanit

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Zlatan Ibrahimovic ka qëlluar një luan brenda një kafazi në Afrikën e Jugut në vitin 2011 dhe kafkën, lëkurën dhe nofullat e tij suedezi i ka importuar në Suedi, për t’i vendosur në shtëpinë e tij në Malmo si trofe.

Ngjarja e ndodhur ka ngjallur menjëherë reagimin e organizatës gjigante për mbrojtjen e kafshëve, PETA, e cila kritikon ashpër yllin e Milanit. PETA shkruan se Ibra është thjesht një frikacak dhe duhet të kërkojë falje publike për vrasjen e luanit.

“Zlatan Ibrahimoviç i pëlqen ta referojë veten si një luan, të egër dhe të fortë. Sidoqoftë, atij i pëlqen të vrasë luanë dhe kafshë të tjera, duke treguar se është një frikacak i mjerë, që ledhatohet me prirjet e tij të dhunshme.

Nuk duhet aftësi ose forcë për të qëlluar një kafshë të zënë rob, që kurrë nuk kishte një shans për të shpëtuar, mbrojtur veten ose mbijetuar.

Kushdo me ndërgjegje do të tmerrohej nga ideja e vrasjes së kafshëve për argëtim ose për të treguar pjesët e trupit. Ibrahimoviç duhet ta pranojë atë dhe të kërkojë ndjesë”, shkruan PETA.

Në Afrikën e Jugut është e lejueshme edhe një gjueti e tillë. Kjo mund të ndodhë në rast se personi në fjalë merr një leje të posacme nga autoritetet përkatëse. Ibrahimovic e vrau luanin disa muaj pasi kishte marrë licensën e gjuetisë. /abcnews.al

The post “Frikacak, ledhatohet me prirjet e dhunshme”, PETA “xixa” me Ibran për vrasjen e luanit appeared first on Abc News.

---- ----
-----