Ballina Lajme Bota/Rajoni Frika se mos Brexit ndryshon rregullat e tregut, britanikët vërshojnë të blejnë...

Frika se mos Brexit ndryshon rregullat e tregut, britanikët vërshojnë të blejnë alkool të lirë në Francë

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Frika se pas Brexitit, gjërat mund të ndryshojnë, I ka shtyrë disa britanikë të marrin masa e te mendojnë për një furnizim të mirë me pije alkoolike. Ata kanë zbarkuar në Calais të Francës, ku kanë blerë me shumicë verë dhe birrë.

Ideja e një skenari të shkëputjes pa marrëveshje, ka ngjallur frikën se do të ketë kufizime mbi sasinë e alkoolit francez që britanikët mund të blejnë me çmim të reduktuar, dhe një pjesë e tyre, nuk kanë dashur të rrezikojnë.

----

“Unë kam ardhur nga Brajtoni, në Angli. Pas dy javësh festoj ditëlindjen dhe po bëj furnizimin me pije alkoolike. Është më mirë t`I kem gati, sepse nuk e dimë se çfarë ndikimi do të ketë Brexiti. Nuk e di se çfarë do të bëjnë ata në nivel qeveritar, por ne si çift që kursejmë, po kujdesemi për pijet”, tha njëri prej tyre, Jim Hardman.

“Kemi qenë këtu marsin e vitit të kaluar; bëmë një goxha furnizim, por na mbaroi vera, ndaj u kthyem përsëri sa nuk kanë ndryshuar gjërat për shkak të Brexitit. Menduam se ishte më mirë të vinim sa më shpejt të mundnim”, shprehet një tjetër, Tricia Morgan.

Për momentin, rregullat e tregut të përbashkët I lejojnë britanikëve të çojnë në shtëpi pa u taksuar gati  128 shishe vere, 110 litra birre dhe 10 litra pije të tjera alkoolike, përsa kohë ato janë vetëm për përdorim personal.

----- ----