Ballina Shëndetësi Frika nga koronavirusi? Ministria kërkon vaksinimin e 240 mijë fëmijëve (foto)

Frika nga koronavirusi? Ministria kërkon vaksinimin e 240 mijë fëmijëve (foto)

41
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar nisjen e vaksinimit të fëmijëve. Me anë të njoftimi ministria kërkon nisjen e fushatës së vaksinimit të 240 mijë fëmijëve në Shqipëri.

Vaksina e fëmijëve do të jetë falas dhe do të bëhet në çdo konsultore në të gjithë vendin tonë. Ministrja Ogerta Manstirliu kërkon që të ketë kujdes në këtë periudhë të pandemisë së koronavirusit.

“Është koha për vaksinën e radhës të fëmijës tuaj” – Çdo nënë e re e ka dëgjuar të paktën një herë infermieren apo mjeken pediatre t’a rikujtojë për vaksinën e fëmijës. Kjo traditë e mirë vijon sot e kësaj dite dhe pavarësisht situatës së vështirë të përballjes me #COVID19, programi kombëtar i #vaksinimit nuk është ndalur në konsultohet e #fëmijëve nga veriu në jug, ku stafet mjekësore dhe sidomos infermieret e patronazhit bëjnë një punë shembullore në ndjekjen e kalendarit të vaksinimit për çdo fëmijë. 240,000 fëmijë në vit vaksinohen #falas, falë programit kombëtar të vaksinimit”, shkruan ministrja Manastirliu në Facebook.

Zakonikisht vaksnimi i fëmijëve bëhet për parandalimin e virozave të gripit dhe të fruthit. Ministria pritet të përcaktojë një kalendar të qartë për masat e kryerjes së vaksinimit të ri që pritet të zgjasë disa muaj.

-----