Ballina Sport Frika nga COVID-19/ Ligue 1 nuk do të luhet, anulohen garat sportive...

Frika nga COVID-19/ Ligue 1 nuk do të luhet, anulohen garat sportive deri në shtator

11
SHPËRNDAJE

Kampionati francez i futbollit Ligue 1 nuk do të luhet edhe pse nga federata e futbollit ishin bërë plane që të riniste në qershor. Ditën e sotme ministri i Sportit vendosi që të anulohen të gjitha eventet sportive deri në shtator, për shkak të frikës së infektimit me COVID-19.

Edouard Philippe u shpreh se është e vështirë që të mund të zhvillohet ndonjë aktivitet sportiv, pasi vendi është në karantinë dhe çdo tolerim mund të sillte pasoja.

Liga Profesionale franceze (LFP) planifikoi q të riniste kampionatin më 17 qershor, ndërsa nga UEFA u caktua si afat i fundit përmbylljen e kampionatit 2 gushti. Por tashmë, tifozët do të duhet që të bëjnë pa sportin e tyre të preferuar dhe yjet në fushë.

-----