Ballina Lajme nacionale Frika e një vale të dytë e koronavirusit? Kosova anulon fluturimet

Frika e një vale të dytë e koronavirusit? Kosova anulon fluturimet

224
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

“Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 16 Qershor 2020 janë anuluar. Për rezervimet tuaja si dhe detaje tjera rreth fluturimit ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore”.

----

Ky është njoftimi i Aeroportit të Kosovës “Adem Jashari”, ku për të dy ditën radhazi anulohen udhëtimet.

Vendimi merret për shkak të Covid-19 aeroporti vazhdon të jetë i mbyllur. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ditë më parë nëpërmjet një shkrimi në Facebook pati paralajmëruar hapjen e shpejtë të aeroportit. “Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK.’, kishte deklaruar Zemaj më 13 qershor.

Që nga përhapja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19, ndërsa të shëruar 1,183 dhe të vdekur 33.

----- ----