Ballina Lajme Bota/Rajoni Frika e Macron-it: Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Evropa...

Frika e Macron-it: Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Evropa do të bjerë

70
SHPËRNDAJE

Shtetet e BE-së pas bisedimesh të vështira miratuan një paketë ndihmash për të përballuar pasojat ekonomike të krizës së Covid-19 dhe për të stimuluar ekonominë.

Samiti i BE miratoi paketën prej 540 miliardë euro për mbështetje për kredi për punëtorët që punojnë me orë të reduktuara, kompanitë që kanë marrë kredi dhe për shtetet që kanë borxhe.

Presidenti francez Emmanuel Macron pret që diskutimet për fondin do të jenë të vështira për shkak të mosmarrëveshjeve dhe kufizimeve politike. Në të ardhmen do të nevojiten programe masive për ndihma. Macron tha se “nevojitet një reagim solidar, i organizuar dhe i fortë për shkak të përmasave të kësaj tronditjeje. “Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë,” paralajmëroi ai.

Kurse kancelaria e Gjermanisë tha: “Ne mendojmë se kemi në dorë një instrument të rëndësishëm për të ndihmuar shpejt dhe në mënyrë efektive,” raporton DË. Për shkak të garancive nga ana e shtetit, paketa duhet të miratohet edhe prej Bundestag-ut.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili kishte rezerva në lidhje me ndihmën nga paketa e shpëtimit të euro ESM, nuk e kundërshtoi këtë marrëveshje. Ndihma pritet të jetë gati deri më 1 qershor. Po ashtu krerët e shteteve dhe të qeveritë diskutuan edhe për një program stimulimi ekonomik për nxitjen e ekonomisë. Megjithatë ende nuk dihet se si do të strukturohet fondi i rimëkëmbjes, pra përmes granteve apo kredive.

-----