Ballina Lajme Bota/Rajoni Frika e koronavirusit, vetëizolohet kryeministri kanadez

Frika e koronavirusit, vetëizolohet kryeministri kanadez

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau është vetëizoluar për shkak të koronavirusit. Zyra e tij njoftoi se gruaja e shefit të ekzekutivit kanadez, Sophie Gregoire-Trudeau, nisi të shfaqë simptoma të buta të sëmundjes pasi kishte qenë në një event në Mbretërinë e Bashkuar.

Çifti Trudeau po qëndron në shtëpi derisa të kthehen rezultatet e testeve. Vetë kryeministri nuk po shfaq ndonjë simptomë. Aktualisht ka rreth 103 raste të konfirmuara të koronavirusit në Kanada. Sipas këshillës së mjekut të tij, Trudeau po vazhdon aktivitetet e përditshme ndërsa është duke monitoruar shëndetin e tij, dhe po punon nga shtëpia, thuhet në deklaratë.

Trudeau ishte planifikuar të zhvillonte takime gjatë dy ditëve të ardhshme në Otava me drejtues të krahinës. Ato takime janë shtyrë.

---- ----
----
-----
-----