Ballina Sport Francezët ngatërruan himnin shqiptar me të Andorra-s, reagon Griezman

Francezët ngatërruan himnin shqiptar me të Andorra-s, reagon Griezman

35
SHPËRNDAJE

Edhe ylli i Barcelonës, Antoine Griezmann ka lënë një koment për ngatërresën që u bë në nisje të sfidës mes Shqipërisë dhe Francës, teksa pak minuta para fillimit të ndeshjes, organizatorët francezë vendosën për lojtarët tanë himnin e Andorra-s.

Në një komunikim për mediat, Griezmann deklaroi se ishte i shokuar nga ajo që ndodhi, ndërsa shtoi se një episod i tillë nuk duhet përsëritur.

“Ishim shumë të befasuar. Ishim të shokuar. Një gabim i rëndë që s’do të duhej të përsëritej. Pritëm, dhe lëshuan himnin e tyre. Edhe neve do të na lëndonte njësoj”, u shpreh 28-vjeçari.

The post Francezët ngatërruan himnin shqiptar me të Andorra-s, reagon Griezman appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.