Ballina Lajme Bota/Rajoni Franca pranon vrasjen e algjerianit Ali Boumendjel në 1957

Franca pranon vrasjen e algjerianit Ali Boumendjel në 1957

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka pranuar për herë të parë se forcat e vendit të tij “torturuan dhe vranë” luftëtarin algjerian të lirisë, Ali Boumendjel, në 1957.

Macron e bëri këtë rrëfim “në emër të Francës” gjatë një takimi me nipërit e mbesat e Boumendjel, duke dhënë një shpjegim të sinqertë dhe zyrtar për vdekjen e tij mbi 60 vjet më parë, një ngjarje që deri deri më tani është klasifikuar si vetëvrasje.

Një deklaratë zyrtare nga Pallati Elysee konfirmoi që Boumendjel u torturua dhe më pas u vra më 23 mars 1957, pasi u arrestua gjatë betejës së Algjerit.

Familja e Boumendjel nuk ka reaguar pas deklaratës së Macron, por, muajin e kaluar, mbesa e tij Fadela Boumendjel-Chitour e dënoi sjelljen e Francës.

Pranimi i fajit vjen pasi Macron pranoi të krijojë një “komision të së vërtetës” për të hetuar abuzimet që ndodhën në vendet që dikur kontrolloheshin nga Franca, përfshirë Algjerinë, në mënyrë që t’i jepet fund kulturës së “mohimit” që ka mjegulluar të kaluarën koloniale të vendit.

Macron ka bërë më shumë se presidentët e mëparshëm në këtë drejtim, megjithatë ai ka shkaktuar zemërim te disa komunitete pasi ka refuzuar të kërkojë zyrtarisht falje për atë që ndodhi në Algjeri me urdhër të Francës.

Në vend të kësaj, Macron është zotuar për “akte simbolike” që synojnë promovimin e pajtimit pas luftës midis Francës dhe Algjerisë në 1954-1962, kur të dy palët u akuzuan për mizori.

---- ----
-----