Ballina Lajme Bota/Rajoni Franca ka nënvlerësuar pasojat e testimeve bërthamore në Polinezi. 100 mijë njerëz...

Franca ka nënvlerësuar pasojat e testimeve bërthamore në Polinezi. 100 mijë njerëz mund të kërkojnë kompensim

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Franca mund të përballet me një problem shumë serioz financiar që rrjedh nga pasojat e testimeve bërthamore të kryera prej saj në Polinezi gjatë viteve ’60-’70 të shekullit të 20-të.

Sipas një investigimi të kryer në grup nga mediat, programi për Shkencën dhe Sigurinë Globale në universitetin e Princeton rezulton se ndikimi nga testet bërthamore Aldebaran, Encelade dhe Centaure në vitet 1966, 1971 dhe 1974 kanë qenë shumë më të mëdha nga sa janë deklaruar publikisht.

Hetimi është kryer mbi 2000 faqe dokumentacion i deklasifikuar së fundmi nga Ministria franceze e Mbrojtjes ku përfshihen harta, fotografi dhe regjistrime si dhe intervista të shumta marrë në Francë dhe Polinezi.

“Shteti është përpjekur të fshehë trashëgiminë toksike të këtyre testeve. Kjo është përpjekja e parë shkencore me të vërtetë e pavarur për matjen e dëmit dhe njohjen e mijëra viktimave nga eksperimentet bërthamore të Francës në Paqësor”, është shprehur Geoffrey Livolsi, kryeredaktor i “Disclose”.

Investigimi vjen një muaj pasi Instituti Kombëtar i Francës për Shëndetin dhe Kërkimin Shkencor publikoi një raport mbi pasojat e testeve përmes të cilit nënvizohej se:

“Nuk mund të konkludohej me siguri se kishte një lidhje mes tyre dhe rasteve të shumta me kancer që janë shfaqur nëpër ishujt”.

Vetëm për testimin e fundit në atomsferë – bombën Centaure – mendohet se Franca ka gabuar me 40% në përllogaritjen e kontaminimit në Tahiti.

Ky evidentim i ri mund të sjellë kërkesën për kompensim nga më shumë se 100 mijë njerëz që janë prekur nga testet bërthamore të Francës kryer mes viteve 1966-1996, në total 193 teste.

---- ----
-----