Ballina Lajme Bota/Rajoni Franca do të shesë mobiliet antike kombëtare për të ndihmuar spitalet e...

Franca do të shesë mobiliet antike kombëtare për të ndihmuar spitalet e vendit

28
SHPËRNDAJE

Franca ka vendosur që të shesë disa nga mobiliet e saj antike për të mbështetur spitalet e vendit, të cilat janë goditur fort pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.

“Mobilier National” koleksioni kombëtar i mobilieve ka përpiluar një listë të objekteve të cilat do të nxirren ën ankand në shtator.

Ende nuk dihet se çfarë do të shitet dhe zyrtarët nuk kanë dhënë detaje për rreth 100 objekte që datojnë nga shekulli i XIX-të, ku veçanërisht dot ë zgjidhen objekteve nga mbretërimi i Louis-Philippe I në ndërmjet viteve 1830- 1848.

Në treg do të nxirren objekte të rralla, e jo ka tërhequr vëmendjen e shumë koleksionistëve.

Përveç kësaj, për të ndihmuar artizanët, qeveria po mendon që të nisë një fushatë restaurimesh, sapo të lehtësohen masat në vend.

-----