Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTOT: Zgjedhjet kanë mbaruar, por përleshjet mes mbështetësve të Trump dhe ANTIFA-s...

FOTOT: Zgjedhjet kanë mbaruar, por përleshjet mes mbështetësve të Trump dhe ANTIFA-s jo

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mbështetës të ish-presidentit Donald Trump dhe të grupimeve ANTIFA dhe Black Lives Matter u përleshën me njëri-tjetrin të premten në Manhatan, pasi të dy palët kishin organizuar tubime paralele.

Mbështetësit e Trump marshuan në Manhatan me një baner të madh ku shkruhej “Trump 2024”, por u gjendën përballe disa pjesëtarëve të ANTIFA por edhe lëvizjes BLM. Pas përleshjes mes palëve policia arrestoi 6 vetë.

Edhe pse kanë kaluar muaj që nga zgjedhjet e 3 nëntorit dhe Biden ka nisur tashmë mandatin e tij si president që prej 20 janarit, mbështetësit e Trump duket se nuk janë dorëzuar në idenë e tyre për rikthimin e Trump dhe mirëpritën sugjerimin e tij për të kandiduar për një tjetër mandat në vitin 2024.

---- ----
----
-----
-----