Ballina Lajme nacionale FOTOT/ Surpriza nga Puka: Do ndërtohet një nga ‘Zip-line-t’ më të shpejtë...

FOTOT/ Surpriza nga Puka: Do ndërtohet një nga ‘Zip-line-t’ më të shpejtë dhe më të gjatë të Europës dhe një Park Aventurash

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ndërtimin e Parkut të Aventurave në Pukë. Fondi limit është 71 milionë e 311 mijë lekë.

Prona e propozuar për ndërtimin e parkut te aventurave ne Puke, ndodhet pranë liqenit te qytetit, kodër Hanit dhe kodër Mehaj, ne qarkun e Pukës.

Parku i Aventurës Pukë, që përfshin krijimin e një Zipline prej 1,2 km dhe një parku aventure me rreth 25 lojëra për të gjithë grup-moshat, si dhe lojëra të tjera atraktive, do t’i bashkëngjiten projektit në zbatimin për riurbanizimin e qytetit të Pukës.

Ky projekt plotësues ka për qëllim riaktivizimin dhe nxjerrjen në pah të potencialit turistik malor që ka kjo zone, për ta kthyer në një destinacion turistik familjar nga më të mëdhenjtë në vend dhe rajon.

Projekti i riaktivizimit të turizmit malor në Pukë, është një projekt që i bashkëngjitet atij të urbanizimit të qytetit. Parku i Aventurës është një park i përshtatur dhe i projektuar për të qenë pjesë e natyrës, duke përdorur sa më shumë elemente natyrore, qe i japin vlera turizmit malor dhe transformimit urbanistik të qytetit në një qytet të mirëfilltë alpin me standarde Evropiane. Ideimi i këtij projekti nisi si një iniciativë për t’i dhënë më shumë vlera dhe zhvillim turistik-ekonomik zonës së Pukës.

 Zipline që do të jetë një nder me te shpejtët dhe me te gjatët në Europë dhe me gjatësi 1200 m dhe shpejtësi mesatare mbi 80-110 km/h në një kënd pjerrësie përafërsisht 13% nga kuota maksimale 986 mbld deri në më të ultën, pra tek kulla ulëse e zipline-nit në 836 mbld, pra duke përftuar një disnivel prej gati 150m” shkruhet në dokumentet e tenderit.(scan)

---- ----
----
----- ----
-----