Ballina Sport FOTOT/ Serbët e Zvezdës provokojnë për të treguar forcën: Lojtarët vijnë në...

FOTOT/ Serbët e Zvezdës provokojnë për të treguar forcën: Lojtarët vijnë në Tiranë me një avion me emrin e dedikuar të trajnerit të tyre

137
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Crvena Zvezda e Serbisë ka udhëtuar në 11.00 të mëngjesit të sotëm drejt Tiranës.

Skuadra serbe do të luajë ndeshjen nesër në 25 gusht në orën 20 në Air Albania kundër kampiones së Shqipërisë KF Tirana për raundin e dytë kualifikues për Champions.

Ajo që bie në sy nga raportimet nga Beogradi është se Serbia ka vendosur një avion në dispozicion të ekipit të vet me emrin e Dejan Stankovic, trajnerit të skuadrës, të personalizuar.

Sipas mediave serbe që kanë publikuar edhe fotot e futbollistëve në aeroport, pak përpara nisjes, lojtarër janë në një atmosferë të shkëlqyer dhe të gjithë janë të bindur për fitoren, raportohet në median Serbe.

Zvezda, sot do të zbresë në Air Albania për një seancë stërvitore dhe një konferencë shtypi të trajnerit, ndërkohë që sipas informacioneve nga Tirana, protokolli është shumë strikt edhe për shkak të masave anti-covid.

---- ----
----
-----
-----