Për dekada me radhë, SHBA është konsideruar si demokracia ideale.
Por, dje ky mit ra.
Pamjet e dhunës nga Kongresi kanë shokuar botën jo për shkak të asaj që ndodhi, por për faktin se po ndodhte në Capitol, zemrën e demokracisë së botës.
Me të drejtë ish-presidentët Clinton, Bush e Obama kanë reaguar të revoltuar, duke thënë se ajo që ndodhi dje, do të dëmtojë rëndë reputacionin e SHBA-së.
“Rezultatet e zgjedhjeve kontestohen kështu në një banana-republikë, jo në republikën tonë demokratike”, tha Bush.
Në fakt, dje SHBA u kthye në një banana-republikë.
Për fatin e keq jo vetëm të SHBA-së, por të gjithë botës perëndimore dhe atyre që e kanë si model.
(TemA)