Ballina Sport FOTOT: “Ndeshja e vdekjes”, kur futbollistët ukrainas luanin kundër nazistëve

FOTOT: “Ndeshja e vdekjes”, kur futbollistët ukrainas luanin kundër nazistëve

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Stadiumi Start i Kievit, qytet që vizitohet sot nga Barcelona, vijon të rezistojë 78 vite pasi u bë dëshmitar i “Ndeshjes së vdekjes”, një histori që ka frymëzuar dhe filmin e famshëm “Arratisje për fitore”, me aktorin Sylvester Stallone dhe legjendën e futbollit, Pele.

Më 9 gusht 1942, u luajt një ndeshje aspak e zakonshme në këtë stadium. Pasi pushtuan Kievin, nazistët lejuan që të zhvilloheshin kampionatet lokale në Ukrainë. Start ishte një ekip i formuar me lojtarë kryesisht nga Dinamo e Kievit, ndërsa edhe nazistët kishin krijuar ekipet e tyre të futbollit. Flafelk ishte i formuar me pilotë të Luftwaffe dhe ushtarë të tjerë gjermanë. Start fitoi ndaj Flafelk dhe dhe gjermanët vendosën të anulonin ndeshjet në mënyrë që autoriteti i tyre të mos pësonte goditje.

----

4 futbollistë të Dinamos së Kievit u pushkatuan disa ditë më vonë. Përgjatë viteve, propaganda komuniste i shpjegoi ato pushkatime si hakmarrje naziste për humbjen e ndeshjes. Në vitin 2012, Valentin Scherbachov, gazetar sportiv dhe historian ukrainas, tha: “Më 18 gusht, Gestapo mori disa futbollistë me vete për t’i marrë në pyetje. Donin të dinin nëse mes tyre kishte anëtarë të Partisë Komuniste. Dinamo ishte strukturë e policisë sekrete sovjetike dhe ishin pikërisht lojtarët e saj Nicolai Trusevich, Ivan Kuzmenko dhe Alexei Klimenko ata që u pushkatuan”.

Më parë, Gestapo kishte torturuar dhe vrarë Nikolai Korotkich, lojtar i Dinamos së Kievit, i cili ishte parë me uniformën e policisë sekrete.

Kjo histori u bë e famshme në të gjithë botën kur regjisori John Huston e bëri film, me protagonistë emra të mëdhenj të kinematografisë dhe futbollit si Michael Caine, Sylvester Stallone, Bobby Moore, Pelé dhe Osvaldo Ardiles.

Në vitin 2012, edhe në Rusi u shfaq një film që tregon këtë histori, por me rusët heronj dhe me ukrainasit si bashkëpunëtorë të nazistëve. 78 vite më vonë, duket se “Ndeshja e vdekjes” vijon të luhet, ndërsa stadiumi Start qëndron stoik në këmbë.

 

----- ----