Ballina Showbiz Fotot/ Miss Serbia godet sërish: Ankoheni se nuk dilni dot? Pyetini njëherë...

Fotot/ Miss Serbia godet sërish: Ankoheni se nuk dilni dot? Pyetini njëherë kosovarët si ndihen

197
SHPËRNDAJE

Ajo është serbe, është shpallur më e bukura e vendit, e megjithatë kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk i kursen kritikat për atdheun e vet.

“Miss Serbia” Irina Jovanka, ka bërë një tjetër deklaratë që një pjese të serbëve nuk u ka ardhur mirë.

Ajo nëpërmjet Instagramit të kujtojë edhe njëherë mbështetjen për Kosovën.

Sipas misit, të gjithë ata që nuk udhëtojnë dot për shkak të Koronavirusit, të pyesin kosovarët, të cilët nuk kanë udhëtuar dot për 20 vjet.

“Nëse keni problem se nuk mund të udhëtoni dot, atëherë pyesni njerëz nga Kosova. Shumica prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë për 20 vite me radhë. Përpiquni të kuptoni njëri-tjetrin”, -shkruan Irina Jovanka.

Kujtojmë në “Miss Freedom of the Ëorld”, biondja seksi bëri shqiponjën me duar, ndërkohë që kur Shqipëria u godit nga tërmeti, ajo ishte e pranishme për të dhënë ndihmën e saj.

-----