Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTOT: Melania më në fund i bashkohet Donald Trumpit në fushatë

FOTOT: Melania më në fund i bashkohet Donald Trumpit në fushatë

12
SHPËRNDAJE

Melania Trump më në fund ka marrë pjesë në një tubim krah bashkëshortit të saj, presidentit Donald Trump.

Vetëm pesë ditë përpara zgjedhjeve, ditën e enjte Melania hapi tubimin në Tampa të Floridas për Trumpin ndërsa të dy ndanë edhe një puthtje në skenë.

Para një turme që nuk mbante maska në fytyrë, Zonja e Parë e amerikanëve tha se burri i saj dhe ekipi i tij ishin “duke punuar jo vetëm për shkatërrimin e virusit dhe ndërtimin e ekonomisë, por ata janë të përqendruar në krijimin e mënyrave që njerëzit të ndalojnë izolimin dhe të mblidhen me miqtë në një distancë të sigurt”.

Në tubim ishin rreth 6,000 njerëz.

“Një votë për presidentin Trump është një votë për një Amerikë më të mirë.”– tha Melania.

Ky është tubimi i parë që Zonja e Parë merr pjesë në fushatën e Trumpit për t’u rizgjedhur si president.

-----