Ballina Lajme Bota/Rajoni Fotot/ Mbyllet Lombardia dhe 14 provinca/ Çereku i popullsisë italiane në karantinë

Fotot/ Mbyllet Lombardia dhe 14 provinca/ Çereku i popullsisë italiane në karantinë

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri italian Giuseppe Conte firmosi dekretin që vendos menjëherë vendos kufizime të reja për lëvizjen e njerëzve deri në 3 prill, për shkak të emergjencës së koronavirusit në Lombardi dhe në disa krahina të Venetos, Emilia Romagna dhe Piemonte. Hyrja dhe dalja nga këto territore lejohet vetëm për arsye serioze dhe “të provuara”, për punë ose familje. Më shumë se çereku i popullsisë do të jetë në karantinë.

Mundësia e kthimit në shtëpi është e garantuar. Ata që janë në karantinë nuk do të jenë në gjendje të lëvizin në asnjë mënyrë. Provincat në fjalë, përveç gjithë Lombardisë, tha kryeministri, janë: Parma, Piacenza, Rimini, Reggio-Emilia, Modena, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano- Cusio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti. Në total, këto masa do të prekin mbi një të katërtën e popullsisë italiane. Baret dhe restorantet do të jenë të hapura vetëm nga 6 deri në 18, dhe do të duhet të ruajnë detyrimin e distancës prej një metër përndryshe aktiviteti do të pezullohet.

Dekreti thotë gjithashtu se ne përgjithësi aktivitetet tregtare duhet të respektojnë distancën prej një metri për klientët përndryshe do të ketë masa, që mund të çojnë në mbyllje. Strukturat e mëdha dhe të mesme të shitjeve e po ashtu edhe dyqanet brenda qendrave tregtare dhe tregjet, do të mbyllen gjatë pushimeve dhe festave. Rekomandohet gjithashtu të kufizohen daljet në dyqane, tregje, panaire për të shmangur “grumbullimet e njerëzve”. Do të mbyllen po kështu pub-et e diskotekat, kinematë e muzetë.

 

 

---- ----
----
-----
-----