
Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn dhe Mbretëresha Suthida morën pjesë në inaugurimin e një stacioni të ri hekurudhor në Bangog.
Si rrallë herë, ata vendosën që të udhëtonin vetë më tren, për të treguar sa komod është shërbimi i ofruar.
Vizita e Mbretit dhe Mbretëreshës vjen në një kohë të trazuar për vendin.
Protesta të shumta ka pasur në Tajlandë nga të dyja krahët.
Mbështetësit e monarkisë kanë dalë në rrugë për të brohoritur pro Mbretit, ndërsa protestuesit pro-demokracisë kërkojnë lirinë, nëpërmjet tubimeve anti-monarkisë.