Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTOT/ Mbesa që “trazoi” rrjetin me puthjen në buzë me Biden: T’i...

FOTOT/ Mbesa që “trazoi” rrjetin me puthjen në buzë me Biden: T’i kishte rënë me grusht Trump-it

11
SHPËRNDAJE

Mbesa e Joe Biden, Naomi, ka reaguar e revoltuar pas debatit të parë të xhaxhait të saj, me Donald Trump.

Ajo ka shkruajtur disa mesazhe me përçmim në drejtim të Trump, pasi ky i fundit i përmendi Biden, se vëllai i tij Hunte (babai i Naomit), ka qenë një drogaxhi.

“Të isha unë në debat, s’do kisha duruar dot as 5 minuta në atë skenë pa e goditur në fytyrë”, shkruajti ajo.

Sipas Naomit, Trump është presidenti më i keq në historinë e Amerikës ndaj dhe s’duhet të votohet për një mandat të dytë.

Naomi trazoi rrjetin pak kohë më parë, pasi gjatë një takimi të fushatës presidenciale të Joe Biden, u puth në buzë me këtë të fundit.

(TemA)

-----