Ballina Sport FOTOT: Lajm i mirë për sportin shkodran, jepet leja për ndërtimin e...

FOTOT: Lajm i mirë për sportin shkodran, jepet leja për ndërtimin e kompleksit

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i ekipit të basketbollit të Vllaznisë, njëkohësisht edhe donator te ekipi shkodran i futbollit, Alban Xhaferri, ka marrë prej kohës iniciativën e ndërtimit të një kompleksi sportiv të shumësportëshit, në bashkëpunim me shoqatën “Shkodra Tenis”.

Plani parashikon ndërtimin në qytetin më të madhe verior të 6 fushave të tenisit dhe 3 të basketbollit, por dhe ambiente të tjera moderne. Projekti është miratuar sipas një statusi të Ilir Beqjes, ish-ministrit të Shëndetësisë.

----

Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë lejën për ndërtimin e kompleksit sportiv, tenisi dhe basketbolli, teksa ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit të bashkëpunojë me Bashkinë e qytetit më të madh verior për zbatimin e këtij vendimi.

----- ----