Ballina Arti FOTOT: “Lajm i mirë, deputetët kanë nisur të lexojnë libra”

FOTOT: “Lajm i mirë, deputetët kanë nisur të lexojnë libra”

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Seanca e sotme parlamentare veç të tjerash ka prodhuar edhe një lajm mjaft të mirë të cilin kishim vite që nuk e hasnim, apo thënë më drejt nuk mendonim se do ta shkruanim kurrë.

Shpesh herë kemi raportuar për detaje të ndryshme nga jeta parlamentare për ligjvënës që hynin me veshje të shtrenjta, çanta luksi, makina të viteve të fundit apo peshq të mëdhenj nëpër duar.

Ndërkohë, rrallë ishte parë që ndonjë ligjvënës të hynte në dyert e Kuvendit duke mbajtur ndonjë libër pavarësisht se mund të ketë edhe nga ata që lexojnë.

Gjithësesi, mesa duket dita e madhe ka qenë sot pasi ata kanë zgjedhur të marrin librin e kolegut të tyre Spartak Braho i cili e promovoi në shkallët e sallës së parlamentit.

Një pjesë e deputetëve u stacionuan njëri pas tjetrit duke marrë edhe autografe mbi librin “Masakroni Servet Pëllumbin”.

Gjithësesi, ky është një sinjal pozitiv që në parlamentin e Fan Nolit, Mid’hat Frashërit, Pjetër Arbnorit, Dritero Agollit, Ismail Kadaresë, Sabri Godos, etj, kanë nisur të lexohen libra, duke shpresuar shumë se do shtohen edhe libra të tjerë. (TemA) 

 

 

---- ----
----
-----
-----