Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTOT/ Ky është avioni ekologjik që pritet të “pushtojë” qiejt

FOTOT/ Ky është avioni ekologjik që pritet të “pushtojë” qiejt

22
SHPËRNDAJE

Fin dhe elegant, me dy krahë gjigantë të vendosur në pjesën e pasme. Kështu duket avioni supersonik i ndërtuar për t’i rënë planetit kryq e tërthor, pa e ndotur atë.

Në fakt, nuk është ndërtuar ende, por të paktën ideja është hedhur. Avioni i ri, i gjithi me motor elektrik, është dizajnuar nga Joe Doucet, një inxhinier me seli në Nju Jork, i cili është frymëzuar nga fakti që i duhej të udhëtonte shpesh nëpër botë me avion dhe të kuptonte ndotjen e madhe që i shkaktohej ambientit

Dizajni i Doucet, “Her0”, parashikon që motorët elektrikë të vendosen në fund të tij, ndërsa krahët të shërbejnë për të bërë ngritjen. Ana negative e idesë së tij është se udhëtimi do të zgjasë pak më shumë, rreth 20%, po për udhëtime të shkurtra dhe në distanca të mesme, nuk duhet të jetë problem madhor.

Estetikisht, thotë Doucet për CNN, avioni duhet të jetë i dëshirueshëm, në mënyrë që njerëzit ta përqafojnë idenë.

-----