Ballina Showbiz Fotot/ Koronavirusi “kyç” Tom Cruise-n në hotelin luksoz në Venecia dhe...

Fotot/ Koronavirusi “kyç” Tom Cruise-n në hotelin luksoz në Venecia dhe ndal xhirimin e filmit “Misioni i pamundur 7”

11
SHPËRNDAJE

Aktori Tom Cruise është bllokuar në hotelin me 5 yje “Gritti” në Venecia, pasi filmi “Misioni i pamundur 7”, ka ndalur xhirimet për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Për të shmangur infektimin, i gjithë kasti i aktorëve është detyruar të qëndrojë i mbyllur. Situata në Itali është alarmante në veri dhe në Venezia autoritetet kanë ndaluar grumbullimet në vendet të caktuara, kanë anuluar karnavalet për shkak të frikës nga infektimi me këtë sëmundje.

Cruise do të qëndrojë deri më 1 mars në hotelin luksoz, në pritje të një vendimi për projektin nga ana e menaxherëve.  Filmi ishte llogaritur që të dilte në kinema në verën e 2021-it, por gjasat janë të mëdha që të shtyhet, nisur nga kjo e papritur.

Në Itali, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në gjashtë, ndërsa të infektuarit mbi 220.

Ky është numri më i madh i të prekurve, pas Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Në krahinat e Lombardisë dhe të Venetos autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe aktivitetet dhe u kanë kërkuar njerëzve të qëndrojnë në banesa.