Ballina Arti FOTOT: Kështu e gjetëm Shqipërinë e Enver Hoxhës e Ramiz Alisë, 30...

FOTOT: Kështu e gjetëm Shqipërinë e Enver Hoxhës e Ramiz Alisë, 30 vjet më parë

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nga Frank Shkreli

Ishte fillimi i dekadës së ndryshimve të viteve 1990.

Vetëm disa javë na ndajnë nga 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, pas një ndërprerjeje prej gjysëm shekulli.  Besoj se Ambasada e SHBA-ave në Tiranë e shënon çdo vit datën e rivendosjes së marrëdhënieve midis Ëashingtonit dhe Tiranës, më 15 mars, 1991, ashtu siç e kujtojnë shumë shqiptaro-amerikanë, përfshir edhe autorin e këtyre rreshtave, si një ngjarje historike dhe një ditë që, më në fund, bëri të mundur bashkimin eventual të mijëra familjeve shqiptare të arratisura ose të dëbuara nga atdheu prej regjimit komunist enverist, që sundoi Shqipërinë me dorë hekuri prej pothuaj gjysëm shekulli.

Unë dhe disa shqiptaro-amerikanë të tjerë ishim ftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) të merrnim pjesë në ceremoninë historike të 15 marsit, 1991 për nenshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendosi marrëdhëniet diplomatike midis SHBA-ve dhe Shqipërisë, pas një ndërprejeje prej gjysëm shekulli.

Për më tepër, unë kam pasë nderin dhe privilegjin të isha edhe anëtar i delegacionit të parë diplomatik të Shteteve të Bashkuara, i cili disa ditë pas nenshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në Ëashington midis dy vendeve tona, u nisëm për në Shqipëri për të ndërmarrë masat e para për hapjen e ambasadës amerikane në Tiranë dhe njëherazi për të marrë pjesë në zgjedhjet e para “pluraliste” në Shqipëri.  I kujtoj ato ditë si ndër më shpresëdhënset për komunitetin shqiptaro-amerikan se më në fund diçka po ndryshonte në atdheun e të parëve tanë.

Ishte e vështirë ta merrnim me mendë, por Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në atë kohë, Z. Muhamet Kapllani dhe dy përfaqsues të opozitës së re demokratike të posa formuar në Shqipëri, Dr. Sali Berisha dhe Dr. Gramos Pashko ishin të pranishëm në Departamentin e Shtetit, për të nënshkruar memorandumin për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, të ndërprera aq brutalisht nga Enver Hoxha, pothuaj 50-vetë më heret.  Në komunitetin shqiptaro-amerikan, në atë kohë, në raste festash ose takimesh të ndryshme gjatë sundimit komunist, njerzit përshëndeteshin duke uruar njërin tjetrin, “Në Shqpërinë e lirë!”

Nënshkrimi i Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Ëashingtonit dhe Tiranës zyrtare nga Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze, Z Rejmond G.H. Saitc dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Z. Muhamet Kapllani, (më 15 mars, 1991) ishte prova më e mirë se dëshira e madhe e shqiptaro-amerikanëve, për një “Shqipëri të Lirë”, më fund dukej se po realizohej.

Diplomati amerikan, Z. Seitc në fjalën e tij me atë rast pasqyroi pritjet e gjata dhe shpresat e komunitetit shqiptaro-amerikan të shekullit të kaluar, duke theksuar se, “Marrëdhëniet midis vendeve tona fillojnë me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti Udrou Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar.  Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare, disa prej të cilëve janë sot në këtë dhomë, të cilët nuk e harruan atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”

Fatkeqsisht, kontaktet për shumë shqiptarë të Amerikës me Nënën Shqipëri ishin vetëm në kujtimet, në mendjen dhe në shpresat e tyre, si dhe në besimin në Zotin se një ditë, do të ndodhte ndryshimi i madh, se do të vinte dita e do të ribashkoheshin me familjet dhe të afërmit e tyre në Shqipëri.  Hapi i parë i reralizimit të kësaj dëshire u hodh, pikërisht, 30-vjetë më parë, më 15 mars, 1991.

Nëtë kaluarën, unë në kam reflektuar në disa shkrime të mia tepër modeste dhe nepërmjet disa intervistave mbi rivendosjen e marrëdhënive diplomatike midis dy vendeve tona dhe mbi rëndesinë e tyre për të tashmen dhe për të ardhmen e Kombit shqiptar. Prandaj nuk dua të përsëris ato që kam thenë më përpara, në përvjetore të tjera të kësaj date historike, për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Por, kësaj radhe deshta vetëm që të kujtoj këtë datë në kuadër dhe në pritje të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomataike SHBA-Shqipëri – një datë tepër e rëndësishme në jetën time profesionale — për mua edhe si indidvid dhe për shumë bashkombas shqiptaro-amerikanë që gjatë dekadave kemi patur fatin të sigurojmë strehim politik në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Kësaj radhe po ndaj me lexuesit vetëm disa foto të përzgjedhura nga vizita e delegacionit të parë të DASH në Shqipëri në mars/prill, 1991 për të kapur sadopak atmosferën dhe rrethanat në të cilat, me kolegët e nderuar të Departamentit Amerikan të Shtetit, e gjetëm Shqipërinë komuniste, 30-vjetë më parë.

---- ----
----
----- ----
-----