Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTOT/ Horror! Burri vret gruan, tre fëmijët, qenin dhe në fund veten...

FOTOT/ Horror! Burri vret gruan, tre fëmijët, qenin dhe në fund veten e tij

167
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në SHBA, ku një 39 vjeçar ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, tre fëmijët e tyre, qenin dhe në fund edhe veten e tij.

Policia në Karolinë të Veriut, ka treguar se Michael Ireland, 39 vjeçar ka lënë të vdekur familjen e tij dhe në fund edhe veten, shkruan Daily Mail. Vrasja e katërfishtë kishte ndodhur të premten dhe ishte raportuar nga një i afërm i familjes i cili nuk kishte arritur të kontaktojë me familjen Ireland.

Bashkëshortja April Ireland ishte 26 vjeçare, një foshnje tetë muajshe, ndërsa fëmijët tjerë tre dhe katër vjeç. Policia në të gjithë trupat e viktimave kishte zbuluar nga një të shtënë dhe se nuk kishte patur shenja dhune brenda shtëpisë.

Megjithatë, Michael Ireland kishte pasur probleme pasi që kishte shkaktuar dhunë në familje, komunikim të ashpër dhe kërcënime. Po ashtu, familja kishte probleme financiare dhe Michael ndodhej në depresion.

---- ----
----
----- ----
-----