Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTOT/ Historia tronditëse: Historiani dënohet pasi vrau dhe copëtoi të dashurën e...

FOTOT/ Historia tronditëse: Historiani dënohet pasi vrau dhe copëtoi të dashurën e tij studente

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një profesor historie i cili ka pranuar se ka vrarë dhe më pas copëtuar partneren e tij studente është dënuar me 12 vite e gjysmë burg.

Oleg Sokolov, 63 vjeç, ekspert në luftërat e Napoleonike, pranoi fajësinë për vrasjen e Anastasia Yeshchenko, 24 vjeçe.

Ai u gjet në nëntor të vitit të kaluar i dehur pranë një lumi. Me vete kishte krahët e këputura të 24-vjeçares, të cilat i kishte futur në një çantë.

Aktivistët për të drejtat e grave kanë denoncuar rastin dhe indiferencën e shtetit për ngacmimet dhe dhunën në familje.

Ndërkohë në një peticion online i firmosur nga 7500 persona akuzohej Universiteti Shtetëror i Saint Petersburg për injorimin e ankesave nga studentët kundër profesorit.

Solokov ka pranuar se e ka qëlluar 4 herë të renë dhe më pas ia preu pjesët e trupit me një hanxhar dhe thikë kuzhine. Pjesa më e madhe e trupit të pajetë të së resë u gjet në apartamentin e Solokovit.

Sipas mediave, ai po planifikonte të vriste veten duke u veshur si Napoleoni. Ndërkohë e reja ishte nga një zonë tjetër e Rusisë dhe kishte shkuar në St. Petersburg për të studiuar.

Përveçse jetonin së bashku prej tre vitesh, studentja dhe profesori punuan edhe për disa kërkime shkencore mbi Napoleonin.

Akademiku, dikur i respektuar, ka pranuar se jeta e tij u shkatërrua pasi kaloi disa vite në burg në kohën e regjimit komunist.

“Ai e qëlloi atë, pastaj u përpoq ta mbyste, por ajo tregoi shenja jete dhe kështu që ai e qëlloi sërish”, tha gjyqtarja Julia Maksimenko, para se të jepej vendimi.

Ai e vrau të dashurën e tij duke e qëlluar katër herë me një armë të periudhës Sovjetike, një TOZ-17, e stilizuar si një armë e kalorësisë së shekullit të 19-të.

Pasi e masakroi, ai ftoi edhe miqtë e tij në shtëpi duke festuar, me trupin e vajzës së fshehur. Ai u arrestua në tentativë për të hedhur trupin e vajzës në lumin Moika.

Sipas raportimit të mediave, historiani u bë agresiv pasi po dyshonte se 24-vjeçarja po e mashtronte, kur ajo i tha se do të shkonte në ditëlindjen e një shoku të saj.

Ai pretendoi se vajza kishte “fyer” fëmijët e tij nga një marrëdhënie e mëparshme dhe më pas nisi ta sulmonte atë, por gjykatësi mohoi që vajza të paraqiste kërcënim.

Më herët, Sokolov shprehu pendesën e tij: “Unë dua të shpreh pendim të thellë për atë që kam bërë. Unë duhet të marrë dënimin e merituar për krimin që kam bërë”, tha ai.

Ndër të tjera, historiani tha se Anastasia ishte e dashura e jetës së tij dhe nëse nëna e saj do të ishte në gjykatë, ai do të përulej në gjunjë para saj dhe do ta lejonte atë që ta godiste, por ajo nuk pranoi të merrte pjesë në gjyq për shkak të provave tronditëse.

Akademiku kriminel, tashmë pas hekurave, kishte marrëdhënie me të paktën edhe dy studente të tjera, të cilat dëshmuan duke thënë për të se kishte një “temperament ekstrem”.

Gjykatësi tha se trupi i viktimës u identifikua nga babai i saj Oleg Yeschenko.

---- ----
----
-----
-----