Ballina Lajme Bota/Rajoni Fotot/ Gjobë 28 mijë euro nëse del nga shtëpia, në Spanjë shkon...

Fotot/ Gjobë 28 mijë euro nëse del nga shtëpia, në Spanjë shkon në 288 numri i viktimave

57
SHPËRNDAJE

Policia spanjolle doli nëpër rrugët e qyteteve me megafona ku u bënte thirrje njerëzve që të qëndronin brenda banesave, ose në të kundërt do të gjobiteshin me 28 mijë euro gjobë, ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon që të përhapet në vend.

Vdekjet në vend u dyfishuan brenda 24 orëve, ndërsa të infektuarit shkuan në 8 mijë persona. Deri më tani në Spanjë kanë humbur jetën 288 persona.

Agjentët ua bënë të qartë njerëzve se nëse ata nuk qëndronin në shtëpi, mund të futeshin ën burg ose gjobiteshin.

Qeveria u ka kërkuar qytetarëve që të dalin nga banesa vetëm për të shkuar në punë, ose për të blerë ilaçe apo ushqime.

-----