Ballina Lajme Bota/Rajoni Fotot/ Giorgio Armani anulon sfilatën e Milanos për shkak të koronavirusit

Fotot/ Giorgio Armani anulon sfilatën e Milanos për shkak të koronavirusit

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Stilisti i njohur italian Giorgio Armani vendosi që të anulojë sfilatën e Milanos për shkak të situatës emergjente që qyteti dhe Italia po kalojnë nga përhapja e koronavirusit.

Stilisti italian argumentoi se sfilata do të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të gjendjes kritike nga sëmundja e koronavirusit, e do të shfaqet online pa pranin e njerëzve në faqen zyrtare të markës “Armani”

Deri më tani të infektuarit që po mbahen nën kujdes të rreptë mjekësor kanë shkuar në 155, ndërsa numri i të vdekurve shkoi në 3.

Tri ndeshje futbolli janë anuluar në veri, ndërkohë që në Venecia, autoritetet lokale vendosën që të anulonin mbajtjen e karnavaleve, në të cilat marrin pjesë me mijëra persona, për shkak të frikës së infektimit të një numri edhe më të madh të personave me koronavirus.

---- ----
----
-----
-----