Ballina Lajme Bota/Rajoni Fotot/ Evropa i kthehet punës, spanjollët lejohen që të dalin nga vetëizolimi

Fotot/ Evropa i kthehet punës, spanjollët lejohen që të dalin nga vetëizolimi

64
SHPËRNDAJE

Evropa po i rikthehet punës dhe jetës së përditshme. Në Spanjë është vendosur që të hiqet vetizolimi për të gjithë njerëzit, të cilët punojnë nëpër fabrika si edhe në ndërtim. Po ashtu edhe në Itali autoritetet po bëjnë gati planin për daljen nga karantina dhe rikthimin e aktivitetit.

Pritet që në disa zona nesër të hapen dyqanet në Itali.

Në Spanjë punonjësit e policisë kanë shpërndarë maska në metro, ndërkohë që ditën e djeshme u rrit numri i viktimave për shkak të virusit.

Kurse në Danimarkë, shkollat dhe qendrat e kujdesit do të hapen ditën e mërkurë.

Masat parandaluese ishin mjaft strikte, ndryshe nga në Britani ku njerëzit mund të ikin në punë nëse nuk punojnë dot nga shtëpia.

-----