Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTOT/ Ekzekutohet me armë zjarri i afërmi i Ministrit, autori zbrazi kallashnikovin...

FOTOT/ Ekzekutohet me armë zjarri i afërmi i Ministrit, autori zbrazi kallashnikovin në trupin e tij. Mediat greke: Viktima ishte hakmarrës

40
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Kalivia, të Greqisë, pasi një 60-vjeçar është ekzekutuar me armë në mjedisin e një Qendre Shëndetësore.

Mediat greke raportojnë se viktima ishte një i afërm ministrit të Punëve, Giannis Vroutsis. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, ndërsa më parë kishte punuar edhe tek Sigurimet Shoqërore në Greqi.

Mësohet se viktima në kohën kur ka qenë në marrëdhënie pune i kishte shkaktuar shumë probleme eprorëve të tij, për shkak të sjelljes.

Pasi situata ishte tensionuar, ai ishte zhvendosur në Qendrën Shëndetësore për të punuar, si sekretar i saj, aty ku edhe ka ndodhur sulmi.

Por sërish edhe këtë ai kishte shfaqur probleme me sjelljen e tij. Raportohet se si ishte hakmarrës dhe shpesh përdorte lidhjen që kishte me Ministrin në detyrë, në mënyrë që askush të mos e shqetësonte.

Për oficerët e Departamentit të Vrasjeve të Sigurisë së Atikës, i gjithë ky është një informacion shumë i dobishëm, pasi viktima thuhet se nuk ka pasur kurrë probleme me autoritetet.

“Hetimet tona janë në një pikë shumë të hershme, por sigurisht që do të shohim me shumë kujdes mjedisin personal dhe profesional të viktimës”, tha një  oficer policie.

Sa i përket ekzekutorit, duket se ai iu afrua viktimës nga dritarja e shoferit dhe e qëlloi me shumë plumba nga një distancë e afërt. Më pas ai u zhduk, ndërsa 60-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Predhat e pistoletës do të transportohen në laboratorët kriminalistikë për ekzaminim, si dhe çdo shenjë gishtash dhe materiali gjenetik i autorit të krimit. E rëndësishme për hetimet e policisë është rruga e arratisjes së ekzekutorit, ndërsa ata nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë pasur një bashkëpunëtor.

Ndërkohë policia po heton në të gjitha drejtimet pa përjashtuar asnjë pistë.

---- ----
----
-----
-----