Ballina Lajme Bota/Rajoni Fotot e trishta, koronavirusi shkreton Venecian

Fotot e trishta, koronavirusi shkreton Venecian

44
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një nga problemet më të mëdha të Venecias ka qenë mbipopullimi në rrugët e qytetit nga turistët. Por kjo deri para disa javësh. Me shpërthimin e koronavirusit, situata ka ndryshuar plotësisht.

Tani në rrugët e qytetit të vjetër, shikohen pak turistë, e madje lokalet ofrojnë pije falas vetëm e vetëm që të risjellin njerëzit, të shëtisin me gondola, apo të rezervojnë hotelet.

E gjithë kjo për shkak të frikës nga koronavirusi.

Gondolat janë të ankoruara në anë të kanaleve, ndrysa kafenetë bosh si rrallë herë. Rrugët e shkreta.

Ata pak turistë që kanë guximin të shëtisin në qytet, mbajnë maska. Nga ana tjetër, punonjësit e bizneseve të ndryshme rrinë e shikojnë, pasi nuk kanë çfarë të bëjnë.

Kjo është një tjetër goditje për Venecian, që javë më parë u përmbyt, duke ndikuar sërish te turistët.

Muajin e kaluar, autoritetet vendore vendosën që të anulonin karnavalet e famshme të Venecias.

---- ----
----
-----
-----