Ballina Arti FOTOT e rralla: Sheshi Skënderbej, sheshi Albania

FOTOT e rralla: Sheshi Skënderbej, sheshi Albania

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nga Helvin Sallabanda

Te perqendruar pas diskutimeve te momentit ne Tiranen ku cdo tipar i arkitektures behet skenar i ndryshimeve qe here gershetohen e here zevendesojne njeri tjetrin, shpeshhere leme ne harrese historine e lindjes dhe trasformimit te tyre.

Si cdo gje qe lind nga nje ide fillestare dhe ndjek nje zhvillim edhe sheshet lindin si te tilla, si vende agregimi e takimi per te mos e humbur edhe sot kete funksion social.

Sheshi Skenderbej u perfundua si i tille në Nëntor 1937 nga ideja e arkitekteve italiane Florestano De Fausto dhe Gherardo Bosio, te cilet i dhane forme moderne qendres se Tiranes duke ndjekur nje plan te perpikte.

Armando Brasini ishte arkitekti i pare qe, ne vitin 1926 paraqiti planin e “sheshit te ministrive dhe sheshit Skenderbej” ideuar prej tij per nje Tirane qe bashkohej veri-jug nepermjet nje aksi rrugesh me stil imperial.

Edhe pse sot me petk modern njohim mire historine e ketij sheshi meriton te thuhen dy fjale per origjinen, per statujen magnetike te heroit tone kombetar ne krye te tij. Nese rikujtojme fillesen e emertimeve te shesheve, rrugeve e lagjeve ne Tiranen e gjysmes se dyte te viteve ‘30 mund te vendosim ne rend keto ngjarje.

Ne kete hark kohor, pikerisht ne vitin 1937 shtyre nga politika italiane e periudhes se fashizmit ne perputhje me 25 vjetorin e pamvaresise, zhvillohet ne Tirane konkursi ndërkombëtar për krijimin e monumentit te Skenderbeut.

Konkursi, ne te cilin paraqiten ne forme skicash disa skulptura te autoreve te ndyshem shqiptare dhe te huaj arrin te zgjedhe fituesit, ku i pari perzgjidhet kroati Agustincic, ne vend te dyte Sena dhe i treti bullgari Peikoff.

E drejta e ekzekutimit ju dha perfundimisht italianit Romanelli (kujtojme periudhen ne te cilen Shqiperia gjendej ne varesi te Italise).

Statuja e Romano Romanellit nga Firenze u paraqit ne nje bocet para ministrit te brendshem te asaj kohe, Musa Juka dhe ju nenshtrua gjykimit kritik dhe artistik te nje komisioni.

Mjeshtri Odhise Paskali, nje nga pjestaret e komisionit qeveritar, nuk dha nje opinion pozitiv per statujen e Romanellit e paraqitur ne forme skice. Duhet thene se mjeshtri Paskali ishte pjesetar i komisionit dhe gjithashtu pjesemarres me nje punim te tijin ne kokursin e vitit 1937.

Punimi artistik me i arritur ne forme boceti ishte pikerisht ai i mjeshtrit Odhise Paskali, (projekti paraqitej ndryshe nga ai aktual qe do te realizonte me vone ne vitin 1968, sic e shikojme sot ne sheshin e dashur ne qender te Tiranes).

Ne kete foto paraqitet boceti i monumentit te Skenderbeut qe kaleron dominues, ne tendosje muskulore mbi kalin, dy kembet te perparme furishem ngritur.

Vepra u vleresua shume por shprehte veshtiresi per t’u realizuar nga ana teknike per shkarkimin e tere peshes vetem ne dy kembet e pasme te kalit.

Vijon me poshte nje model tjeter i realizuar per kete konkurs te skulptorit Dhimiter Cani, lindur ne Korce.

Ketu ideja monumentale e mjeshtrit Cani pergatitur per konkursin e vitit 1937, me rrefim ne basoriliev te rrethimit te Krujes qe do i shtonte aspektit simbolik te kaloresit elementin e dinamikes se ngjarjeve.

Boceti i Romano Romanellit per figuren e Skenderbeut, ruajtur ende sot ne studion e familjes se tij ne Firenze. Ky model do te vendosej i derdhur ne bronx ne Rome, sheshi Albania.

Modelli i Romano Romanellit prezantuar ne Fiera del Levante -1939 ne forme me madhesi natyrale sic do te perdorej per monumentin ne bronx, ku prezent ishte ministri i ri i puneve te brendshme te Shqiperise Kadarja.

Ne kete imazh monumenti eshte prezent ne te majte te nderteses Fiera del Levante 1939, Bari

Prishja e maredhenieve mes mbreterise se Shqiperise dhe Italise, qe sic e dime do vijonte me largimin e mbretit Zog dhe me pushtimin ne vitin 1939, nuk do te lejonte vazhdimin e metejshem te realizimit te projektit lindur nga kokursi (qe ne ‘37 ky konkurs kishte hasur gjithashtu ne konflikte te brendshme lidhur me faktin qe mbiemri i “zoterve te arbenise” nuk shihej me sy te mire ne kontekstin e mbreterise aktuale ne renie).

Nderkohe autori Romano Romanelli (i cili kishte studiuar matematike ne Pisa dhe artin e kishte marre nga i ati skulptor) e kishte realizuar tashme monumentin ne forme te plote, te derdhur ne bronx ne vitin 1939. Ky monument i menduar te vendosej ne sheshin Skenderbej te Tiranes do te inagurohej ne Rome ne sheshin Albania (qe deri pak perpara quhej piazza Raudusculana), me 28 tetor te vitit 1940.

Sheshi ne Tirane do te qendronte pa statujen epike aterore sic ne e njohim, deri ne vitin 1968.

Egzistonte nje stele per nder te heroit vendosur ne ate zone ne drejtimin e ministrive, ne vitin 1937 nga mbreti Zog (ne dinamiken e ndryshimeve te vendosura me arkitektet italiane).

Pozicionimi i Stele-s nuk u duk me i pershatshem duke qene tashme i percaktuar vendi i monumentit si edhe per te lejuar kalimet imperiale ne bulevard, u eliminua ne te vitin 1941.

Ne vitin 1943, vendi i mesiperm do te ishte thjesht nje kujtim nga i cili do te dukeshin vetem konturet ne asfalt. Po te shikoni vendin ne qender no foton me poshte duket, me pak veshtiresi, vendi se ku ndodhej.

Ne vitin 1941 do te vendosej nje statuje e perkohshme, punuar ne gur te bardhe, pergatitur per ardhjen e mbretit Vittorio Emanuele ne Tirane. Ky objekt do te shfaqej vetem per disa muaj ne te njejtin vend ku ne sot njohim statujen aktuale ne qender te sheshit (aty ku dikush mban mend ate te Stalinit).

Ne vitin 1968 do te vendosej ne 500 vjetorin e vdekjes se heroit monumenti epik i mjeshtrit Paskali ne qender te Tiranes. Sot mund te themi se mbetet nje pike takimi mes qytetareve, mes vendeve dhe qyteterimeve. Pike takimi veshur me perjetesine e kohes qe permban histori jete dhe energji, te njejten qe ndjejme ne Tirane, Rome apo me tej, sepse pesha e ketij guri rendon ne cdo vend njesoj.

Citimet fotografike te ripropozuara nga:

La CiviltaCattolica , anno 88 – 1937 Istituto Luce archivio storico: foto 1928, Tirane qender, 1937 Tirane visita e Re Vittorio Emanuele 1941, Bari Fiera del Levante 1939, Tirane 1943 http://familjatoptani.com/foto__photos/murat(, foto e bocetit te Skenderbeut nga Paskali

---- ----
----
-----
-----