Ballina LifeBizare Fotot e rralla/ Kur ndërtohej porti i Durrësit, plani pas tërmetit të...

Fotot e rralla/ Kur ndërtohej porti i Durrësit, plani pas tërmetit të vitit 1926

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ndërtimi i portit modern të Durrësit ka nisur në fund të viteve 1920, në të njëjtën kohë kur filloi edhe ndërtimi i institucioneve dhe i infrastrukturës rrugore në pjesën qendrore të qytetit antik.

Për disa qindravjeçarë mjetet lundruese të udhëtarëve e mallrave ankoroheshin në dy ura druri, ose prisnin varka shkarkimi në radën portuale të Durrësit.

Rikonstruksioni dhe zgjerimi i portit nisi në vitin 1928 nga firma italiane “Mazzorana” dhe përfshiu thuajse të gjithë sipërfaqen aktuale të portit më të madh të vendit tonë.

Krijimi i kalatave e basenit, si dhe thellimi i portit vazhduan deri në vitin 1934. Në të njëjtën periudhë janë ngritur edhe ndërtesat në hyrjen kryesore të portit, ku është vendosur pjesërisht sot administrata e Autoritetit Portual

Godinat hyrëse dhe një pjesë e infrastrukturës portuale janë ngritur mbi bazën e një plani rregullues urbanistik, menjëherë pas tërmetit të vitit 1926 që goditi qytetin antik. / ATSH

---- ----
-----