Ballina Showbiz FOTOT/ Çmenduria e modeles që donte t’i ngjante reperit të preferuar, por...

FOTOT/ Çmenduria e modeles që donte t’i ngjante reperit të preferuar, por që po humbet shikimin

4
SHPËRNDAJE

Aleksandra Sadowska, nga Polonia, dëshironte shumë që të dukej si resiti i saj i preferuar, por një procedurë e gabuar bëri që ajo të humbte shikimin në syrin e djathtë si edhe të shikojë shumë pak në të majtin.

Modelja 25 vjeçare shkoi te një tarator për të ngjyrosur sklerat (të bardhën e syrit) në të zezë. Pasi përfundoi tatuazhin, ajo pati vështirësi në të parë.

Policia ka ndaluar tatuatorin, i cili rrezikon deri në 3 vite heqje lirie. Ajo kishte dhimbje të mëdha, por iu tha se ishte normale dhe se duhej të merrte qetësues.

Por me ditët që kalonin ajo nuk po arrinte të shikonte. Shkoi te mjekët, që ia bënë të qartë se shikimi nuk mund t’i rikthehej. Me kohën që kalon, rrezikon të verbohet plotësisht.