Ballina Lajme Bota/Rajoni Fotot/ Britanikët nuk zënë mend, parqet dhe metrotë plot me njerëz

Fotot/ Britanikët nuk zënë mend, parqet dhe metrotë plot me njerëz

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Numri i viktimave nga koronavirusi shkoi në 422 ditën e sotme në Britaninë e Madhe, ndërsa zyrtarët lajmëruan se pandemia vazhdon që të përhapet e është jashtë kontrollit.

Në Angli në 24 orët e fundit humbën jetën 83 persona, në Skoci 2 dhe në Uells 1 tjetër. Ditën e djeshme humbën jetën 55 persona.

----

Të konfirmuar janë 8 mijë britanikë të infektuar, por frika është se numri i të infektuarve mund të ketë shkuar në 400 mijë.

Shqetësimi i autoriteteve është se pavarësisht se kryeministri Boris Johnson tha se vendi do të vendoset në karantinë, e daljet nga shtëpia duhet të jenë për arsye të domosdoshme, britanikët nuk po i binden.

Parqet sot ishin plot, metrotë, e gjithashtu ata nuk i kursyen daljet dhe takimet me njëri-tjetrin.

----- ----